Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëFamilja që bën jetë të rëndë brenda Kalasë së Kaçanikut

Familja që bën jetë të rëndë brenda Kalasë së Kaçanikut

Brenda asaj që ka mbetur nga një objekt hotelerie në Kalanë e Kaçanikut jeton 62 vjeçari Shefket Murati me gruan e tij dhe djalin.

Ai ankohet se kur bie shi tavani i asaj që e quan shtëpi e lëshon shumicën e ujit.

“Sa herë bie shi ma shumë bjen brenda se jashtë, duhet me tepsia me e prit ujin. Masnej këqyri qyngat pa oxhak, po rrjedhin, duhet çdo 2-3 muaj me i ndërru qyngat e shporetit. Po them është katastrofë, veç unë e di qysh kam jetu këtu. Po tash çka me bo masi nuk kam rrugëdalje tjetër”, thotë Murati për KALLXO.com.

Dritaret e objektit ku jeton kjo familje nuk mbyllen, ndërsa tavani është i vjetruar, pasi objekti brenda kalasë ishte ndërtuar në vitet ’60-’70 të shekullit XX.

Shfket Murati thotë se njerëzit nuk duhet të jetojnë në një objekt si ky.

“Zor për mua është katastrofë, ndash për shnet, ndash për çka dush, katastrofë është për mu. Këtu nuk është as për shtazë dhe le më për njerëz dhe po e shihni edhe vetë, po çka me bo zori i shkretë po duhet me përballu dyqysh”, tregon Murati.

Kalasë së Kaçanikut, një objekti të shekullit XVI të ndërtuar me gurë, muret i kanë mbetur në këmbë vetëm në pjesën perëndimore dhe veriore.

Brenda oborrit të kalasë në atë kohë kanë pasur shtëpitë e tyre 40 deri 50 ushtarë, ndërsa edhe sot Shfeket Murati thotë se mundohet ta ruajë këtë objekt.

“Shkallët nuk i kemi dëmtuar ne tu hyp, por i kanë dëmtuar me kuaj. Njerëzit në Kaçanik i merrshin kuajt dhe i qitshin këtu nalt me kullotë. Ja u kam tërheq vërejtjen 2-3 herë, i kam treguar edhe policisë por badihava kurrgjë”, thotë Murati.

Ai është larguar nga puna para dy vjetësh nga fabrika e çimentos, ndërsa bashkë me anëtarët tjerë të familjes mbijeton me 150 euro në muaj.
Murati tregon se askush nuk e ka vizituar për ta parë se ku jeton, por bën me dije se kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi i ka premtuar zgjidhje të çështjes së banimit.

Përfaqësues të Komunës së Kaçanikut thonë se e kanë të njohur rastin e Shefket Muratit, ndërsa tregojnë se ai jeton në kala pa pëlqimin e komunës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!