Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFamilja Fetai ka nevojë për ndihmë, jetojnë në kushte të rënda (VIDEO)

Familja Fetai ka nevojë për ndihmë, jetojnë në kushte të rënda (VIDEO)

Familja Fetai nga Tetova, përveç se jetojnë në një dhomë të 4 antarët e familjes, krejt paratë që kanë në dispozicion është ndihma sociale prej 1930 denar.

Familja Fetai nga Tetova që jeton në rrugën Cvetan Dimov 27, po përballet me shumë vështirësi. Kushtet për jetesë të kësaj familje janë shumë të rënda. Familja 4 antarëshe Ruzhdi Fetai, Asim Fetai me bashkëshorten dhe motrën e Asimit, Firka Fetai, jetojnë në një dhomë të vetme, ashtu edhe siç mund të shihet në pamjet filmike që siguroi Televizioni Uskana.

Asim Fetai kërkon ndihmë nga çdo njeri human që t’i ndihmojnë për të siguruar kafshatën e gojës dhe një shtepi të vogel, sepse kjo familje prej 4 antarësh jeton në një dhomë të vetme dhe gjatë dimrit kur edhe ndryshojnë temperaturat po përballen akoma me më shumë vështirësi, sepse në këtë dhomë nga reshjet e shiut uji rrjedh nga çdo anë. Asim Fetai, djali i Ruzhdi Fetait, thotë se ndihmë sociale marrin vetem 1930 denar, që janë të pamjaftueshme për ekzistencë.

Asimi shprehet se bënë cdo lloj pune që i ofrohet vetëm e vetëm të siguroj ushqim për familjen. Babai i Asimit 70 vjeçar nuk është në gjendje që t’i ndihmoj djalit të tij.

Gjithashtu, Asim Fetai kërkon ndihmë edhe për shërimin e motrës së tij, Frika Fetai, e cila duhet t’i nënshtrohet një operacioni në spitalin Klinik të Tetovës.

Familja Fetai nga Tetova bën apel me shpresë që dikush do t’ua shtri dorën e ndihmës që edhe kjo familje të ketë kushtet elementare për jetesë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!