Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëFamilja e veteranit të UÇK-së pa kushte për jetë (VIDEO)

Familja e veteranit të UÇK-së pa kushte për jetë (VIDEO)

Familja e veteranit të UÇK-së në pamundësi për të siguruar vendstrehim më të mirë, jetojnë në shtëpinë e cila është bërë cak i gjarpërinjve, në lagjen e braktisur nga çdo banor tjetër.

Hysni Sadiku, banor i fshatit Pasomë të Vushtrrisë, jeton më 6 anëtarët e familjes në lagjen e cila është braktisur nga çdo banor tjetër.

“Të gjithë vllaznillëku kanë ikur nga ky vend. Edhe për ata ishte jetë e vështirë, skamje, fukarallëk. Dikush nga ta kanë bërë zgjidhje, por unë edhe për shkak të sëmundjes nuk munda me punua sa duhet dhe mbeta keq në këtë vend”, thotë për RTV Dukagjinin, Hysni Sadiku.

Në kushte të vështira, ku mungojnë kushtet minimale për jetesë, ky invalid lufte, hallin më të madh e ka me gjarpërinjtë që futen në shtëpi, dhe siç thotë ai, tmerrojnë fëmijët.
“Tash gjarpërinjtë më kanë hyrë në shtëpi dhe po më tmerrohen fëmijët. Unë nuk po mundem të bëjë zgjidhje i vetëm e t’u ofrojë siguri fëmijëve”, shprehet duke qarë ish-ushtari i UÇK-së.

E barrën më të rëndë e ka e zonja e shtëpisë Bukuria, pasi që burri është i paaftë për punë dhe me shëndet jo të mirë, vetë i duhet të kryej të gjitha obligimet prindërore.
“Ma vështirë se për mua nuk ka. E kam burrin e sëmurë e nuk mund të punoj. Vet jam burrë, vet jam grua. Katër fëmijë i kam në shkollë, zgjohen herët, kanë frikë nga gjarpërinjtë, nga qentë, vijnë vonë në shtëpi, s’kanë me kë me shku në shkollë s’kanë me kë me ardhë. Burrin e kam shumë të sëmurë, kur të humb kontrollin thyen dyer e dritare”, rrëfen duke qarë Bukurie Sadiku.

Ajo thotë se asnjëherë dorën askujt nuk ia ka shtri, por tani jeta për ta është bërë vështirë e përballueshme.

“Tash e gëzon rrogën 220 euro. Kurrë dorën nuk ia kam zgjatur askujt, me një social, me disa mana duke i mbledhur, me disa molla te egra, kurrë ankesa nuk kam bërë, por tash shpirti me dalë më ka ardhur”, shprehet më tej Bukurie Sadiku.
Plaka e shtëpisë Have Sadiku, mes lotësh thotë se ka harruar vdekjen e djalit 19 vjeçar i rënë dëshmor, kur sheh gjendjen shëndetësore dhe sociale të birit tjetër. Në pamundësi për tu zhvendosur nga ky vend, familja Sadiku duhet të duroj frikën e të jetuarit këtu.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!