Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFamilja e të riut që do të ndërronte jetë ua dhuron 2...

Familja e të riut që do të ndërronte jetë ua dhuron 2 veshkat dy të rinjve në Maqedoni

Në Klinikën e Urologjisë dy pacientë në moshë te re me sëmundje të veshkëve iu është bërë transplanti i veshkëve, kjo pasi familja e një djali te ri me vdekje në tru pranoi të dhuronte organet e tij.

Përveç veshkave, ekipi i Klinikës së Ortopedisë ka kryer edhe transplantim të indit kockor, njofton Ministria e Shëndetësisë.

“Dy pacientë të rinj me sëmundje të veshkave që ishin në dializë patën një shans për një jetë të re. Disa pacientë të tjerë me sëmundje malinje dhe lëndime traumatike, të cilët po trajtohen në Klinikën e Ortopedisë, do të kenë mundësinë që në javët në vijim të kenë një implant kockor të shëndetshëm. Faleminderit familjes që në momentet më të vështira vendosën të ndihmojnë dhe të shpëtojnë një jetë tjetër. Ne simpatizojmë dhimbjen e tyre, respektojmë vendimin e tyre dhe i falënderojmë për atë që kanë bërë. Në javët në vijim, disa pacientë me sëmundje të rënda do të kenë një shans për një jetë të re”, tha ministri Bekim Sali.

Ky është transplanti i dytë që nga fillimi i vitit dhe data 12 maj 2020, pasi Programi i Transplantit i Ministrisë së Shëndetësisë u zgjerua në fushën e transplantimit të shumë organeve.

Sipas Dr. Maja Mojsova-Mijovska, koordinatore kombëtare e transplanteve, çdo transplant është një sukses i madh për ta, sepse me çdo gjë që bëjnë, thotë ajo, ngadalë por me siguri po e ndryshojnë sistemin.

“Ne tregojmë se sa shumë mund të bëjmë ne si mjekë që pacientët tanë, dhe në të njëjtën kohë si shoqëri në tërësi të jemi më pozitivë sa i përket dhurimit të organeve. Edhe një herë falenderojmë familjen donatore për humanizmin e tyre. Falenderoj koordinatorët e spitalit që udhëhoqën të gjithë procesin në këto dy ditë, si dhe ekipet e klinikave për urologji, nefrologji, transfuziologji, KARIL, ortopedi, kardiologji, kardiokirurgji, rentgen dhe Ministrinë e Shëndetësisë”, shton Mojsova-Mijovska.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!