Thursday, November 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniFalsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxorri 1...

Falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxorri 1 milion euro fitime

Një shqiptar është arrestuar si një prej kokave të një grupi kriminal në Greqi që pajiste me dokumente të falsifikuara emigrantë që donin të udhëtonin në vendet e BE-së. Ai së bashku me një shtetas irakien, kishin krijuar një grup për prodhimin e dokumenteve të jashtëligjshme.

Policia greke bën me dije se nga ky aktivitet, ata kishin arritur fitime që shkonin deri në 1 mln euro.

Në pranga ranë 4 irakianë, një bangladeshas, një shqiptar, një sirian, dhe një shtetase greke.

Në kontrollin e bërë në banesat e të arrestuarve policia greke sekuestroi dokumenta të falsifikuara si pasaporta, karta identiteti, leje qëndrimi, tre kompjuterë, katër vula shërbimesh shtetërore, 19.040 euro, dollarë amerikanë, dinarë irakianë dhe lira turke, 2 automjete dhe 18 telefona celularë.

Grupi kriminal përgatiste dokumente udhëtimi të falsifikuara, që pastaj ua shiste trafikantëve të ndryshëm. Çmimet e shitjes me shumicë varionin nga 100 deri në 240 euro. Pastaj trafikantët pajisnin me këto dokumente dhe kundrejt çmimeve të “kripura”, emigrantë që donin të udhëtonin nga Greqia për në vende të tjera të BE-së. Në këtë grup, sigurimi i dokumenteve të falsifikuara ishte misioni i shtetasit shqiptar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!