Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniEVN-ja paralajmëron rritje të energjisë elektrike

EVN-ja paralajmëron rritje të energjisë elektrike

*EVN Home si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike, në tenderin për prokurim të enegjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën janar-qershor 2025 pranoi ofertë më të volitshme nga SHA EMV me çmim të shitblerjes së energjisë elektrike prej 62 euro për megavat-orë, ndërsa do të mbulojë 100% të sasisë së përgjithshme të planifikuar. Ky çmim është për 3,33% më i lartë se çmimi i kaluar i cili u pranua në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (qershor-dhjetor 2024), ku SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 60 euro për megavat-orë.

Për mbulimin e humbjeve të energjisë elektrike, në tenderin e realizuar Elektrodistribuimi pranoi çmim mesatar prej prej 106,04 euro për megavat-orë. Më herët ky çmim ishte 105,00 euro për megavat-orë.

Nën monitorim të plotë të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe në përputhje me obligimet ligjore dhe metodologjinë paraprakisht të përcaktuar, në periudhën në vijim EVN Home do ta llogarisë çmimin e energjisë elektrike sipas parametrave hyrëse të paracaktuara.

Si gjithmonë, në çmimin përfundimtar hyjnë: çmimi me të cilin SHA EMV ia shet energjinë elektrike EVN Home-it, çmimi i Sistemit Operator Përçues MEPSO, çmimi i Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike MEMO, si dhe çmimi i Sistemit Operator Distributiv – Elektrodistribuimi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!