Paramendoni sot që flasim, unë jam 22 vjeç kurse ato kanë plot 22 vite pushtet.
22 vite ku fshati ynë u la pas dore, ku premtuan ujë, rrugë, kanalizime dhe nuk bënë asgjë. 22 vite mashtrime, 22 vite shfrytëzim, 22 vite ku Veleshta mbeti peng i interesave të tyre. Unë nuk kam pushtet, por kam energjinë e rinisë. Nuk kam pasuri nga politika, por kam besimin dhe dashurinë për Veleshtën. Sot nuk është përballje e një të riu me ata që kanë vite në pushtet, është përballje e së ardhmes me të shkuarën, e shpresës me dëshpërimin, e rinisë që do ndryshim me atyre që s’lanë gjë për të shpresuar. Ky është momenti ynë, ky është momenti i Veleshtës.
Të bashkohemi, të ngrihemi dhe t’i tregojmë gjithë kujt se Veleshta nuk hesht më, se Veleshta nuk blihet dhe se ajo nuk frikësohet kurrë.
Pra, veleshtarët si kurrë më parë kanë vendosur të marrin vetë fatin e tyre në dorë, më 19 tetor, do të votojnë ndryshimin, do të votojnë numrin 7, do të votojnë për Veleshtën.
Zoti na ndihmoftë dhe na priftë e mbara!
Eugen Shej