Psikologët amerikanë shikuan në informacionet e disa personave, në tentim të gjetjes së përgjigjes se a ndikon shprehja e fytyrës në emocione të njerëzve.
Ata gjetën se qeshja vërtetë i bënë njerëzit më të lumtur, dhe mërrolja i bënë më të hidhëruar. Sidoqoftë efektet nuk janë shumë të forta, dhe hulumtuesit paralajmërojnë që kjo nuk do të arrinte të ndryshonte një situatë të stresit apo depresionit.
Nicholas Coles, autori i këtyre studimeve, nga Universiti Tennessee tha “Këto studime na tregojnë, që ne mund të ndihemi pak më të lumtur shumë thjesht vetëm duke buzëqeshur”. Psikologët e kanë refuzuar këtë teori dhe nuk e pranojnë si të vërtetë. Ekipi hulumtues tha se ky refuzim ka ardhur në shprehje sidomos gjatë vitit 2016, kur 17 studime kanë dështuar të gjejnë një lidhshmëri në mes të shprehive të fytyrës dhe emocioneve të njerëzve.
Në studimin e fundit ekipi ka përdorur informacione të 11.000 pjesëmarrësve nga e gjithë bota dhe kanë analizuar këto informacione, duke ardhur në përfundim se ekziston një lidhshmëri e tillë.
“Ne ende kemi shumë për të mësuar mbi këtë çështje, mirëpo ky studim na ka afruar më shumë me të kuptuarit e punës së emocioneve”, thanë hulumtuesit. /Gazeta Express.