Monday, September 8, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniËshtë lëshuar në përdorim edhe një seksion tjetër prej 17 kilometrash nga...

Është lëshuar në përdorim edhe një seksion tjetër prej 17 kilometrash nga autostrada Kërçovë-Ohër

Sot lëshohet në përdorim një seksion i ri i autostradës Kërçovë-Ohër. Kjo nuk është vetëm një rrugë tjetër, por një dëshmi e fuqishme se Maqedonia po ecën përpara, se po ndërtohet dhe po tejkalohen vitet e gjata të ngecjes, deklaroi sot nga Ohri kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Hristijan Mickoski, përcjell Struga Ekspres.

Autostrada Kërçovë-Ohër ka rëndësi strategjike për vendin tonë. Ajo është një arterie kryesore që lidh jugperëndimin e Maqedonisë me pjesën tjetër të shtetit dhe me Ohrin, qytet që nuk është vetëm një perlë turistike e jona, por edhe trashëgimi kulturore botërore. Me këtë autostradë, Ohri dhe i gjithë rajoni fitojnë energji të re për zhvillim, mundësi të reja për turizëm dhe një perspektivë të re për ekonominë. Me një udhëtim më të shpejtë, më të lehtë dhe më të sigurt, kjo autostradë do të sjellë më shumë turistë, më shumë investime dhe më shumë mundësi për ekonominë lokale. Do të shkurtohet koha e udhëtimit, do të lehtësohet transporti i mallrave dhe shërbimeve dhe do të hapet hapësirë për biznese të reja dhe vende të reja pune, theksoi Mickoski, përcjell Struga Ekspres.

Në mesin e gushtit u vu në funksion nyja rrugore “Podmolll” në autostradën Kërçovë-Ohër. Kryeministri Mickoski atëherë theksoi se në pjesët e autostradës ku ka rrëshqitje të dheut po punohet në projekte për stabilizimin e tokës, në mënyrë që e gjithë trasa të mund të lëshohet dhe të përfundojë.

Sipas tij, investimi i deritanishëm në autostradën Kërçovë-Ohër është rreth 600 milionë euro, ndërsa priten edhe rritje të reja të kostos, shuma e saktë e të cilave ende nuk është e përcaktuar. Sipas Mickoskit, paralelisht me punimet aktuale po përgatiten edhe projekte për stabilizimin e tokës në pikat kritike me rrëshqitje, gjë që është kyçe për përfundimin efikas dhe të sigurt të gjithë trasës.

Autoritetet risollën së fundmi që do të respektohet afati i paralajmëruar për përfundimin e autostradës, që është fundi i vitit 2026.(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments