Wednesday, April 2, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiErvin Coma nga Shumi, super talenti 8 vjeçar i cili i "shpartallojë"...

Ervin Coma nga Shumi, super talenti 8 vjeçar i cili i “shpartallojë” evropianët me 13 gola (VIDEO)

Ekipi i trajnerit tashmë të njohur dhe të suksesshëm z.Seit arrin majat e çdo suksesi kudo ku ai me skuadrën e tij ballafaqohet nëpër turne të ndryshme me skuadra ballkanike dhe evropiane,shkruan Struga Ekspres.

“Fc Young Team” me gjeneratën 2010 , (7/8 vjecar) është shpallur kampion në turneun e fuqishëm në Bansko të Bugarisë, duke i fituar bindshëm të gjitha ndeshjet pa asnje barazim dhe pa asnjë humbje.

“Kemi fituar Lokomotiv Sofien në Finale me rezultatin 6 me 2.
Gjithashtu super talenti Ervin Coma,8 vjeçari nga Shumi i Strugës, ështe shpallur lojtari më i mirë i turneut i cili shënoi 13 gola në 6 ndeshje të luajtura.”,shprehet i entuziazmuar për Struga Ekspres trajneri strugan Seit Kreka.

Në turne kanë qenë pjesmarrëse skuadrat e njohura si Vardari, Paoku , Lokomotiva , Levski , Rabotnicki , Akademija Pandev dhe shumë skuadra tjera të fuqishme.

“Shkolla jone ka mahnitur të gjithë tifozet në Bansko me ndeshjet tona fantastike , shume gola te shenuara ,plotë 22 gola dhe shumë raste për të shënuar duke siguruar spektakël të vërtetë në fushë”, përfundon Seit Kreka.
Kujtojmë se Seit Kreka ka trimfuar kudo nëpër turnetë e organizuara, si ato evropiane dhe ato ballkanike.
Shikoni golat e super talentit Ervin Coma nga Shumi i Strugës (VIDEO)



(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments