Thursday, November 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiErgin Borova nga Struga noton 23 kilometra për bamirësi, nga Shën Naumi...

Ergin Borova nga Struga noton 23 kilometra për bamirësi, nga Shën Naumi deri në Strugë (FOTO)

Ergin Borova, 54 vjeç, është duke notuar nga ora 5.17 minuta në mëngjes. Notin e filloi nga Muzeu mbi Ujë, afër Shën Naumit, dhe pritet për ta përfunduar rreth orës 15.00 tek plazhi i qytetit në Strugë.

Ky veprim i rrallë dhe një sipërmarrje me sakrifica të mëdha personale i 54 vjeçarit, not maratonë që pritet të zgjasë mbi 10 orë pa ndërprerje bëhet si akt për mbështetje të një qendre ditore për fëmijë me nevoja të veçanta. Borova në vitin 2021 për të njëjtat qëllime kishte notuar 10 kilometra, por kësaj here, 3 vjet më pas i ka vënë vetes sfidë më të madhe, të notojë pa pushim 23 kilometra.

Në postimin e tij para fillimit të notit maratonë, Ergin Borova kishte shkruar edhe pse është misioni i njëjtë sfida është e re dhe më e madhe, not 23 kilometra pa ndalë, por ajo bëhet “për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta” pranë qendrës që është në Strugë e që drejtohet nga Fondacioni me emrin “Care for disabled kids”. Ergin Borova është nga Struga, por jeton në Holandë. Vitet e fundit është një nga ata bashkëatdhetarë, që shpesh është prezent në vendlindje duke investuar në projekte të ndryshme. Dhjetëra qytetarë të Strugës pritet ta presin në përfundimin e kësaj nisme kaq të rrallë./Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!