Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësi“Erdha e sëmurë në spital, falë mjekëve dola me këmbët e mia”,...

“Erdha e sëmurë në spital, falë mjekëve dola me këmbët e mia”, e moshuara mposht Covid-19!

Ministrja e Shëndetësisë ka publikuar mesazhin e një të moshuare që ka fituar betejën me koronavirusin.

Ogerta Manastirliu thotë se mjekët dhe infermierët duhen ndihmuar në këtë luftë të pazakontë me Covid-19 me anë të armëve që ka sot në dorë çdokush, përfshirë mbajtjen e maskës, distancën dhe ruajtjen e higjienës.

Gruaja e moshuar tha se “ia dola falë mjekëve”. Ajo tha se 4 mjekë i qëndronin te koka dhe e pyesnin vazhdimisht nëse ishte mirë. “Spital dhe staf i mrekullueshëm”, tha nëna Ferzile.

“Nënë Ferzile ka veçse mirënjohje për punën dhe sakrificën e përorëshme të stafeve mjekësore në vijën e parë të betejës me COVID19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”.”

“T’i ndihmojmë mjekët dhe infermierët në këtë luftë të pazakontë, të krijojmë së bashku aleancën mbarë qytetare, pro shëndetit, në luftë me armikun e padukshëm Covid 19.”

“Të përdorimin armët e vetme që ka sot në dorë çdokush. Kufizo kontaktet. Vendose maskën, ruaje distancën, kujdesu për higjienën! Bashkë ja dalim”, – tha Manastirliu.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments