Enis Kaleci Përfaqësues për Diasporë nga Bashkësia Lokale Belicë e Poshtme
Në Tubimin Qytetarë të mbajtur në hapësirat e shkollës Fillore Komunale në Belicë të Poshtme me një prezencë masovike të banorëve të Belicës së Poshtme, të pranishmit njëzëri propozuan dhe përkrahën që z-ti Enis Kaleci të jetë përfaqësues i Bashkësisë Lokale për Diasporë nga Bashkësia Lokale Belicë e Poshtme.
Pëndryshe z-ti Enis Kaleci, një kohë të gjatë jeton dhe punon në Zvicër dhe mban një lidhshmëri të shpeshtë me vendlidjen.
Pikërisht detyrën që ia caktoi Këshilli i Bashkësisë Lokale në Belicë të Poshtme është mbajtja e lidhshmërisë gjegjësisht bashkëpunimit ndërmjet banorëve që jetojnë në Vendlidje dhe në Diasporë për zhvillim Social dhe ekonomik të vendlidjes.
Njofojnë nga Njësia për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale Mbrojtje dhe Shpëtim pranë Komunës së Strugës.
(Struga Ekspres)