Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniEmri i ri në duart e dy kryeministrave, Zaev dhe Cipras

Emri i ri në duart e dy kryeministrave, Zaev dhe Cipras

Në pritje të kontaktit mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, zyrtarisht nuk zbulohen detaje nga korniza e dakorduar për marrëveshje rreth emrit.
Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se ende nuk ka paralajmërim se kur do të vihet komunikimi mes dy kryeministrave, ndërsa dy ministrat e jashtëm Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias njoftuan se kanë përfunduar punën dhe fjalën e tyre tani duhet ta thonë dy kryeministrat.

Ky komunikim sipas paralajmërimeve do të duhet të ndodhë këtyre ditëve, pasi grupet e ekspertëve që takohen në Athinë ta kryejnë punën e tyre.

“Përcaktimi do të jetë i vështirë. Konsideroj se do të ketë një kornizë të marrëveshjes, ndërsa për problemet serioze do të jepet kohë shtesë që të zgjidhen”, ka thënë për REL, analisti politik dhe profesori Alajdin Demiri.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments