Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, është shoqëruar me pasgoditje të shumta, ku më e forta ishte sot me magnitudë 5.1 të shkallës rihter. Ky tërmet i ka rrezikuar seriozisht jetën një pronari të një kompanie në Durrës, ndërtesa e të cilit u shkatërrua.
Ai u bllokua për 4 orë nën rrënoja, ndërkohë që pas gërmimeve të ekipit të shpëtimit dhe të banorëve të zonës, u bë e mundur nxjerrja e tij shëndoshë e mirë.