lNjë moment i rrallë dhe emocional është regjistruar sot në arenën e boksit në Gjermani, ku Merdian Neziri nga fshati Tatesh tregoi jo vetëm forcë fizike, por edhe forcë zemre.

Në një ditë të dhimbshme për të dhe familjen e tij, Merdiani zbriti në ring, ndonëse po atë ditë kishte ndërruar jetë gjyshi i tij i dashur.
Me një peshë të madhe emocionale mbi supe, ai nuk e anuloi ndeshjen. Kishte dhënë një premtim i kishte thënë gjyshit se do ta fitonte këtë përballje për të. Dhe dje e mbajti fjalën. Luftoi me zemër dhe e rrëmbeu fitoren, duke ia kushtuar amanetin njeriut që e kishte mbështetur më shumë.
“Ashtu siç e premtoi, ashtu edhe amanetin e çoi në vend.”
Merdianit i urojmë shumë suksese në të ardhmen. Të falënderojmë për emocionin, për vendosmërinë dhe për shembullin që dhe sot dhe se nderi dhe fjala e dhënë vlejnë më shumë se çdo gjë tjetër.
Na bëre krenar, Merdian!
Pushoftë në paqe gjyshi yt.
(Struga Ekspres)
