Familja Vuniqi e ka falur gjakun Familjes Nishori nga Vërshevci i Komunës së Lipjanit.
Diten e djeshme në fshatin Vërshevc të Komunës së Lipjanit një vajzë e moshës 12 vjeqare ishte goditur nga traktori ku dhe kishte humbur jetën.
Ndwrsa, sot është shtrirë dora pajtimit mes familjës Nishori dhe Vuniqi në Vërshevc.
Për këtë rast kishte dhënë detaje edhe zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, sipas së cilës, vajza po drejtonte një bicikletë në momentin kur u godit nga traktori.
“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Vërshevc të Lipjanit. Në aksident kanë qenë të përfshira një biçiklete dhe një mjet bujqësor (traktor). Si pasojë e aksidentit lëndime të renda trupore ka pësuar ngasësja e biçikletës (femër 2006). E njëjta është dërguar për tretman mjëkesor në QKUK, nga ku jemi njoftuar se rreth ores 20:00, ka ndërruar jetë”, ka theksuar Ahmeti.