Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaEmigranti shqiptar përplas për vdekje një grua

Emigranti shqiptar përplas për vdekje një grua

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në Romë të Italisë, ku një grua rumune ka mbetur viktimë si pasojë e përplasjes nga një kamion, drejtues i të cilit rezulton një shqiptar.

Sipas raportimeve të medieve vendase, thuhet se aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të natës në rrugën Tuscolana, ndërsa viktima është shtetësja me iniciale, E.C., vjeç 37.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte duke drejtuar mjetin tip “Fiat Doblò” kur ka përplasur gruan. Ai është përpjekur ti japë ndihmën e parë, por ajo ka ndërruar jetë.

Ndërkohë policia është duke vijuar hetimet për zbulimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments