ELVIS NAÇI DHE HALIL KASTRATI
Këta dy kolos nxorrën në pah llumin e kazanit që pregatitën politikanët në Shqipëri,Kosovë dhe Maqedoni.Vende këto që pretendojnë anëtarsimin në Unionin Evropian,kurse populli po vuan për sendet elementare Bukë,Uj dhe kulm mbi kokë.
Nga sekuencat filmike të televizioneve të ndryshëm çka spo na shohin sytë.Tek po ndëgjoja zërin që po i dridhej një plaku që po fliste për nipërit jetima të uritur për një copë bukë,mu mblodh një lëmsh në fyt e spo merrja dot frymë,drejtova duart nga qielli dhe thashë ,,Të lutem o zot mos na sprovo me prova të tilla,,ndihmoj popullit tim të dali nga kjo gjendje,sepse politikanëve ju duhen akoma para për të blerë makina lluksoze nga 100-200 mijë euro,villa nga 500 mijë euro,kostume nga 5000 euro.Çfarë kontrasti,shekulli i Migjenit apo shekulli i internetit?!
Të palodhshëm në misionin e tyre sa bujar aq edhe fisnik,dy kolosët që do ngelen të paharruar në historinë moderrne Shqiptare Elvis Naçi dhe Halil Kastrati, vetëm për pak kohë aktivitet,kanë bërë aq shumë për Shqiptarët,saqë politikanët shqiptar as nëpër fushata ndoshta nuk kanë premtuar,normalishtë me ndihmën e shumë Biznismenëve dhe njerëzve të rëndomtë,që ndanë bukën e gojës duke i ndihmuar skamjes.Këto pra jemi neve Shqiptarët,ndoshta kemi shumë vese të këqija por kur vjen puna tek humanizmi,bamirësia,ndihma financiare,aty na ke,këtë e kemi dëshmuar edhe në luftën e Kosovës edhe në luftën e Maqedonisë.Zoti i ruajt këta të dy pishtar dhe zoti ju ndihmoftë në vazhdimin e misionit të tyre të shejntë.
Përparim Istrefi