Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniElmi Aziri: “Alternativa” keqpërdori rastet e montuara për ta shpëtuar BDI-në dhe...

Elmi Aziri: “Alternativa” keqpërdori rastet e montuara për ta shpëtuar BDI-në dhe Qeverinë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri konsideron se braktisja e koalicionit opozitar shqiptar nga ana e “Alternativës” dhe kalimi në anën e mazhorancës, vetëm ia ka zgjatur jetën Qeverisë dhe BDI-së, shkruan gazeta LAJM. Sa i përket, zbardhjes së rasteve të montuara si një nga pikat e marrëveshjes së “Alternativës” për tu bërë pjesë e Qeverisë aktuale, Aziri, tha se deri tani në këtë drejtim nuk është bërë asgjë.

“Ne jetojmë në botën reale dhe veprimet e caktuara do të duhet të prodhonin ndonjë efekt, pra nuk jetojmë në botën imagjinare. Realisht edhe interesat nuk janë mistike, por janë reale. Deri tani ajo që shohin është që pjesëmarrja e subjektit në fjalë në Qeveri vetëm ia ka zgjat jetën kësaj qeverie, më konkretisht, ia ka zgjat jetën një subjekti politik të cilin “Alternativa” vazhdimisht e ka kritikuar dhe mbi bazën e kritikave ndaj atij subjekti e ka bazuar aktivitetin e saj. Kështu që nuk shoh ndonjë efekt në drejtim të kësaj por, përkundrazi, opinion është i njoftuar që ne e kemi parë lirimin e ish kryetarit të shërbimit sekret, pastaj të biznismenit Orce Kamçev, të Trajko Veljanovskit, të eksponentëve tjerë. Nuk shoh që ka ndonjë efekt në drejtimin e kësaj. Konsideroj se deklaratat e atilla kanë qenë vetëm sa për ta arsyetuar në mënyrë formale përpara opinionit se gjoja kemi vendosur disa kushte, megjithatë, realiteti po i demanton”, tha Aziri.

Ditë më parë, edhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, i bëri thirrje “Alernativës” që të mos manipulojë me rastet e montuara, por të angazhohet për zbardhjen e tyre, siç ka premtuar gjatë negociatave për kyçje në Qeveri.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!