Në një qytet si Struga,siguria nëpër rrugë duhet të jet në nivel. Por kjo mungon në qytetin e Strugës ku sa herë do bëjmë shëtitje si këmbësorë, do të vërejmë qen endacak të cilët i hasim gjithëkund.
Frika e qytetarëve paraqitet për shkak se qentë e rrugës nuk janë të vaksinuar dhe paraqesin rrezik për të gjithë. Kjo frikë ka qënë e pranishme prej shumë kohësh dhe ende vazhdon të ekzistojë si fenomen e sidomos gjatë stinës së verës kur ka turistë nga e gjithë bota.
Qytetarët çdo ditë rrezikojnë të sulmohen nga këta qen endacak,sidomos fëmijët të cilët nuk kanë aftësi shumë vetëmbrojtëse.
Kjo dukuri nuk shfaqet vetëm në brendësi të qytetit por edhe në rrugë kryesore duke u bërë dhe shkaktar të bllokimit të trafikut apo dhe aksidenteve automobilistike. Dhe jo vetëm në qytet por edhe nëpër fshatrat e Strugës ku kafshët e pavaksinuara dhe të rrezikshme janë në numër shumë të madh.
Argjira Elmazi (www.strugaekspres.com)