Elezi nga Kumanova: Siç nuk i mbarojnë pakot e cigareve Ali Ahmetit, aq nuk i jepet shansa Arben Taravarit ta merr BDI-në nën menaxhim

0
15

Elezi nga Kumanova: Siç nuk i mbarojnë pakot e cigareve Ali Ahmetit, aq nuk i jepet shansa Arben Taravarit ta merr BDI-në nën menaxhim

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Sekretari Gjeneral i Alternativës dhe nënkryetari i Shtabit të VLEN, Amir Elezi, sonte ka marr pjesë në tubimin qëndror të Koalicionit VLEN në Kumanovë, për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
Elezi para kumanovarëve e ka sqaruar se si Ali Ahmeti e ka joshur dhe mashtruar Arben Taravarin.
“Joshja të cilën ia ka bërë Aliu Arbenit që të kaloje në anën tjetër ka qenë se hajde këndej se unë jam burrë plak, edhe pak do të penzionohem dhe ty do të ngelet partia, BDI-ja dhe gjithë çfarë ka nga satelitët atje. Dhe kështu është josh edhe doktori dhe ka shkuar në koalicion me Ali Ahmetin. Kur Arbeni e pyet, kur është afati? Me cilën datë ti do të më japësh që unë të menaxhoj me BDI-në dhe me gjithë ata në AKI? Aliu ia kthen i thotë: kur do ta lo duhanin unë ti do ta marrësh në dorë BDI-në dhe gjithë çfarë ka tjetër në AKI. E kur në një tubim u shpreh i shqetësuar doktori dhe i tha: se duhesh ta lësh duhanin. Mesazhi që i çoi Alisë ishte që të ka ardh radha të ma lëshosh vendin mua. Por, Aliu dhe të gjithë të tjerët dolën dhe e mohuan këtë gjë. Doli Arbri dhe tha: Aliu është shumë i ri që të pensionohet. Duhet akoma kohë. Dhe siç nuk mbarojnë pakot e cigareve të Alisë, asnjëherë nuk ka mi ardh radha Arbenit që ta sheh Alinë të penzionuar dhe ta marr BDI-në dhe të gjitha satelitët e saja”, deklaroi Elezi.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5