Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniEKSLUZIVE/ Ja kërkesat e Alternativës për tu bërë pjesë e qeverisë

EKSLUZIVE/ Ja kërkesat e Alternativës për tu bërë pjesë e qeverisë

Pas dështimit të mocionit të mosbesimit të Qeverisë, skena politike në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë e nxehtë si shkak se opozita por edhe partitë në pushtet kanë nga 60 deputet secila. Partitë në pushtet me në krye kryeministrin Zoran Zaev, i kanë propozuar Alternativës së Afrim Gashit për tu bërë pjesë e qeverisë, por akoma nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim, shkruan InfoShqip.

Burime të besueshme nga Alterntiva që duan të ngelen anonim për InfoShqip thanë se për tu bërë pjesë e qeverisë e Alternativa ka kërkuar Ministrine e Buqësisë dhe drejtoritë të cilat i takonin Lëvizjes Besa që tashmë është larguar nga qeveria, por gjithashtu do të kërkojnë dy ministri tjera, pra një ministri që aktualisht drejtohet nga LSDM-ja dhe një ministri që drejtohet nga BDI-ja, gjithashtu edhe postin e zv. kryeministrit të parë si shkak se BDI udhëheq me postin e kryeparlamentarit, por edhe postin e Zv.kryeministrin për luftë kundër korrupsionit.

Nga LSDM-ja kërkojnë Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa nga BDI do kërkohet Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë. Alternativa poashtu kërkon edhe 20 drejtori që aktualisht i takojnë LSDM-së dhe BDI-së dhe normalisht edhe drejtoritë e Lëvizjes Besa. Pra për tu bërë pjesë e qeverisë Alternativa kërkon 3 ministri, zv kryeministrin e parë, zv.kryeministrin për Luftë Kundër Korrupsionit dhe 50 drejtori.

Nga partia e Afrim Gashit thonë se nuk lëshojnë pe nga kjo kërkesë, sepse pesha e tyre politike në këtë moment dhe në këto rrethana është shumë më e madhe dhe vetëm kështu pushteti mund të ndahet në mënyre më të drejtë sipas peshës aktuale politike.

Poashtu për InfoShqip nga Alternativa paralajmërojnë se do të kërkojnë edhe marrëveshje që garanton se zgjidhjet kadrovike që do të dakordohen të realizohen menjëherë, e jo të zvarriten si herën e kaluar, kur disa edhe nuk u realizuan fare. /InfoShqip.com

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!