Wednesday, April 2, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniEdi Rama publikon foto me Abazoviqin nga Tunizia: Me ma t’mirin

Edi Rama publikon foto me Abazoviqin nga Tunizia: Me ma t’mirin

Tunizia sot është nikoqire e 88 krerëve të botës në Samitin e Frankofonisë, përfshirë edhe liderët shqiptarë të Kosovës, Shqipërisë e Malit të Zi.

Reklamë të samitit e të takimeve me liderë të mëdhenj botërorë ka bërë kryeministri Rama në Facebook-un e tij. Ai aty publikoi fotografi duke përshëndetur kryeministrin e Kanadasë, presidentin e Francës e liderë të tjerë, derisa një fotografi të vetme ia kushtoi kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Rama pati edhe një përshkrim të veçantë për të.

“Me ma t’mirin”, ka shkruar Rama krahas fotografisë me Abazoviqin, derisa ka bërë një pozë mjaft të zakonshme të postimeve të Facebooku-ut me gisht drejtuar kah ai.

Sidoqoftë, Rama nuk u pa bashkë me presidenten e Kosovës, përveç në fotografinë familjare ku iu qëlloi të jenë afër./Gazeta Express/

 

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments