Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniEdi Rama për Ali Ahmetin: Është pionier i Ballkanit të Hapur!

Edi Rama për Ali Ahmetin: Është pionier i Ballkanit të Hapur!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën në Ohër ka falënderuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, duke thënë se, nëse dikush do të dijë se çfarë është Ballkani i Hapur, duhet të shoh rrugëtimin e Ali Ahmetit.

Sipas Ramës, Ahmeti është njëri nga pionierët e Ballkanit të Hapur.

“Dua të falënderoje Ali Ahmetin për praninë e tij këtu dhe dua të them se Ali Ahmeti është një nga pionierët e Ballkanit të Hapur, edhe kur ne nuk ishim akoma këtu ku jemi, jo më të ishim në Ballkanin e Hapur, për këtë mjafton të shikohet çfarë është sot gjithë sistemi institucional i Maqedonisë së Veriut dhe çfarë ishte në kohën kur Ali Ahmetit i thoshin po ulesh me armiqtë. Në kohën kur as nuk mund të imagjinohej që gjuha shqipe do të ishte zyrtare, lëre pastaj që të imagjinohej kryetari i Parlamentit do të jetë shqiptar, që dy zëvendëskryeministra do të jenë shqiptarë”, deklaroi Rama.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments