Në një intervistë për “Die Welt”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor është “i pambrojtur” nga ndikimi rus. Kjo është arsyeja pse, sipas tij, ekziston një rrezik i shtuar për destabilitet.“Rajoni është i pambrojtur sepse ndikimi rus është shumë i fuqishëm, jo në Shqipëri, por në Bosnje, Mal të Zi dhe veçanërisht në Serbi”, tha Rama, raporton euronews.al.I pyetur nëse Shqipëria do të ndryshojë qëndrimin në lidhje me tendencën proruse të Serbisë, Rama tha se do ta kishte ndërprerë bashkëpunimin nëse Serbia do të dilte kundër Perëndimit në OKB.
“Serbia nuk po shkon drejt Rusisë. Përkundrazi, në një mënyrë të çuditshme, ajo u drejtua në anën e Perëndimit kur erdhi puna për të denoncuar agresionin e Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Është një shenjë shumë e mirë që Serbia votoi 3 herë kundër Rusisë. Nëse Serbia do të kishte bërë të kundërtën, do të ishte një goditje e madhe për bashkëpunimin tonë”, tha Rama.Derisa, javëve të fundit udhëheqësit e Kosoves kanë bërë disa paraqitje në televizione ndërkombëtare ku deklarojnë për animin prorus të Serbisë dhe tendencës së saj për destabilizim të Ballkanit.Presidentja Osmani në emisionin “Kallxo Përnime” deklaroi se edhe sulmet ndaj policëve në veri po orkestrohen nga Serbia me qëllim të destabilizimit të Kosovës.