Kryeministri shqiptar Edi Rama në emisionin “Opinion” në televizionin Klan, tha se ngjarjet në Maqedoninë e Veriut janë të ndryshme me ata në Shqipëri dhe se BE-ja e ka tradhtuar kryeministrin Zoran Zaev.
“Në rastin e Zaevit është komplet gjë tjetër dhe në atë rast çdo kush tjetër do të bënte të njëjtën gjë, sepse nga Zaevi është kërkuar ta ndryshojë emrin e shtetit. A e dini çdo të thotë të ndërrosh emrin e vendit? Është njësoj tani si ti ta ndërrosh emrin, dhe në vend Fevzi të të emërojnë në Sami”, thotë Rama.
Ai edhe një herë e përsëriti qëndrimin se pas mossuksesit me moshapjen e negociatave me BE-në nuk ka qëllim të japë dorëheqje dhe shtoi se do të jepte dorëheqje vetëm nëse nuk e ka përfunduar punën e tij.
Flower
Rama u përgjigj edhe në pyetjen çfarë i ka thënë kancelrja gjermane Angela Merkel lidhur me Gjykatën Kushtetuese, e cila në Shqipëri pothuajse nuk funksion që dy vjet.
“Ekzistojnë njerëz të cilët thonë si mundemi të hapim negociata me Shqipërinë kur nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Këtyre njerëzve u thashë çfarë kërkuam në Shqipëri, u kërkova të bëjnë reforma në gjyqësi. Nëse duhet të hapen negociatat, Shqipëria duhet ta bëjë atë që e kërkuam”, i ka thënë Merkeli Ramës.
Sipas tij, është sukses që Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese “sepse është pastruar nga reformat në gjyqësi”.