Në Qendrëne Mediale të Federatës akztualisht është dike u mbajtur një konferencë për shtyp, ku, para gazetarëve është duke folur edhe püresidentja e federatës, Simonetta Sommaruga, shkruan albinfo.ch.
Ajo me këtë rast ka bërë të ditur zgjatjen edhe për një javë, të masave mbrojtëse të vendosura nga gjysma e marsit. Pra, deri më 26 prill Zvicra do të vazhdojë të ushtrojë masat mbrojtëse që janë tani në fuqi. “Pasiguria rreth asaj se kur do të zbuten masat e vendosura kundër koronavirusit, është me siguri stresuese. Këshilli Federal ka biseduar për skenarë të daljes nga kjo gjendje. Fillimisht, masat e vendosura më parë do të shtrihen deri më 26 prill. Ndërsa zbutja e parë duhet të bëhet para fundit të muajit prill,” ka thënë Sommaruga.
“Aty ku arrihet të sigurohet mbrojtja, lehtësimi është i mundur, percjell albinfo.ch. Tani po punohet në një koncept, të cilin Këshilli Federal do ta diskutojë në mbledhjen që do të mbajë më 16 prill. Këshilli Federal shpreh falënderimet e tij të përzemërta për solidaritetin e popullatës./albinfo.ch