Presim fitore bindëse zgjedhore, duke fituar shumicë parlamentare prej mbi 61 deputetësh me çka do të mund të formohet Qeveri pa kushte, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në duelin e sontëm televiziv me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në TVM.
Mickoski gjithashtu beson në një fitore zgjedhore, por thotë se nuk dëshiron të flasë tani për shifra. Ai pret që VMRO-DPMNE të marrë mbështetje bindëse nga qytetarët dhe ta mposhtë LSDM-në më 15 korrik.