Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 4.4 ballë është ndjerë pak çaste më parë.
Lëkundja në fjalë kishte si epiqendër Detin Adriatik, 5 km larg qytetit të Durrësit.
Kjo ka qenë lëkundja e tretë brenda pak kohësh. Lëkundja zgjati disa sekonda duke rritur panikun te qytetarët që tani e kanë të vështirë të rikthehen në banesa.