Edhe një sukses i sportistëve të K. K “Drinit”
Ditën e diel (04.05.2025) në qytetin e Kamenicës – Kosovë, u zhvillua Turneu i tretë Ndërkombëtar në Karate “Ditët e Agim Ramadanit”, nën organizimin e Klubit të Karatesë “Agim Ramadani” nën udhëheqjen e trajnerit Shkëlzen Balaj.
Ky aktivitet u zhvillua për nder të heroit të kombit, Agim Ramadani – KATANA.
Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga, u paraqit me pesë sportistë, duke arritur të fitojë gjashtë medalje, nga të cilat një medalje ari, tre medalje argjenti dhe dy medalje të bronzta.
Jara Nasufi edhe njëherë tregoi klasin e saj, duke u stolisur me dy medalje, një të artë në kategorinë U10, -30kg, dhe në kata U10, e bronztë.
Gresa Pollozhani e argjentë në kategorinë U10, -37kg.
Joni Labënishti, sportisti debutues i klubit tonë, u stolis me medalje të argjentë, në kategorinë U18, -55kg.
Drini Hajredini, gjithashtu u stolis me medalje të argjentë në kategorinë U18, +76kg.
Ndërsa me medalje të bronztë u stolis, Redon Hajredini, në kategorinë U16, -70kg.
Vazhdojmë tutje!