Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaEdhe ministrja e Shëndetësisë në Britani diagnostikohet me koronavirus

Edhe ministrja e Shëndetësisë në Britani diagnostikohet me koronavirus

Ministrja e Shëndetësisë në Britani të Madhe, Nadine Dorries ka dal pozitive në testin e koronavirusit.

Në një deklaratë, ajo ka thënë se nga momenti kur është informuar se është prekur nga koronavirusi, ka marrë të gjitha masat e këshilluara dhe është izoluar në shtëpi, raporton BBC.

“Shëndeti Publik i Anglisë ka filluar gjurmimin e detajuar të kontaktit dhe departamenti dhe zyra ime po ndjekin nga afër këshillat”, ka thënë Dorries, transmeton KOHA.net.

Në Britani të Madhe, deri më tani kanë vdekur gjashtë persona nga koronavirusi si dhe 382 persona raportohet se janë të prekur nga ky virus.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments