Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se sot, pas testimit të bërë për COVID-19, ka rezultuar pozitiv.
Bekteshi në rrjetin social Facebook shkruan: Dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokoleve sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite.Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe familjarët në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ.