Tuesday, May 13, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniEdhe kjo parti maqedonase do të bëhet pjesë e Qeverisë

Edhe kjo parti maqedonase do të bëhet pjesë e Qeverisë

Përveç Lëvizjes BESA edhe një parti maqedonase do të përfshihet në koalicionin qeveritar. Siç mëson INA, në negociata është përfshirë Partia Socialiste e Lubisav Ivanov – Xingo.
Kjo parti ka tre deputetë dhe është pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE dhe se bashkë me këtë koalicion fitoi këto mandate deputetësh. Vladanka Aviroviq, Stojan Milanov dhe Lupço Dimovski janë deputetët e kësaj partie, që gjithmonë ka qenë në Qeveri, pas ndërrimit të pushteteve.

Lupço Dimovski njëri nga deputetët e saj është në arrest shtëpiak i akuzuar për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit. Në rast se BESA, PDSH dhe PS bëhen pjesë e koalicionit, atëherë ai pritet të arrijë në 70 deputetë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments