Aleanca për shqiptarët Dega e Dibrës njofton opinionin publik se nga dita e sotshme ka marrë në menaxhim komunën e Dibrës.
Lexoni më poshtë komunikatën e ASH-së:
Sot ,e hënë, 17 dhjetor në ora 13.00h në ambientet e Komunës dhe në praninë e përfaqsuesit të Ministrisë të Pushtetit Vendor, u bë pranim-dorëzimi i ushtruesit të detyrës për Kryetar Komune të Dibrës.
Tani më z.Eugjen Cami nga Aleanca për Shqiptarët, prej sot zyrtarisht do të menaxhojë me Komunën deri në zgjedhjet e parakohshme të qytetit tonë.
Urojme punë të mbarë dhe suksese z.Eugjen Cami.
Aleanca për Shqiptarët -Dibër
Dhjetor 2018