Sot skadon afati për parashtrimin e kërkesave për amnisti të ngjarjve në Kuvend më 27 Prill tëvitit 2017. Në përfundim me ditën e sotme në Gjykatën Penale në Shkup kanë arritur gjithsej 38kërkesa për amnistri nga të akuzuarit në prej rasteve të cilat kanë të bëjnë me 27 prillin, njofton MIA.
Në mesin e tyre që kanë kërkuar amnisti janë deputetët Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski dhe
Johan Tarçullovski, por edhe Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Nikolla Mitrevski Kolo, Goran Angellov Qose, Ivan Cvetanovski, Goran Gjoshevski – Levi dhe Mitko Peshov, vëllezërit Mihail dhe Stefan Mlladenovski, Abdulfeta Alimi dhe Zaharie Simovski. Kërkesë për amnisti kanë dorëzuar edhe Boris Damovski, njëri nga tre udhëheqësit e protestave “Për Maqedoni të Bashkuar” dhe kolegu i tij, Igor Durllovski.
Jane Çento dhe Igor Jug, të cilët në mesin e 33 të akuzuarve për 27 prill, në seancën e fundit
deklaruan se nuk do të kërkojnë mëshirë, por drejtësi.
Kërkesë për amnisti mund të dorëzojnë edhe tanimë të dënuarit për tentim-vrasje të deputetit Ziadin Sela, por edhe për sulmin kundër ministres Radmilla Shekerinska. Avokatët e Pançe Angellov, i cili është dënuar me burg prej 4 vjetëve për veprën “dhunë”, nda Shekerinskës më 27 prill, dhe të Nikolla Vojminovski i cili është i dënuar me 13 vjet e gjysmë për tentim vrasje të Ziadin Selës, kanë konfirmuar se kanë dorëzuar kërkesë për amnisti.