Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniEdhe 7 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Edhe 7 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bëri të ditur se kemi 7 raste te reja me koronavirus. Bëhet fjalë për 4 persona nga Dibra dhe 3 nga Shkupi, 2 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv në spitalin Zhan Mitrev, por rezultati i të cilëve duhet të konfirmohet edhe në analizat e shëndetit publik. Për tre persona testimet kanë dalë negativë.

Sot kemi 5 raste të reja pozitive, dhe dy pacientë të tjerë që janë diagnostifikuar në një laborator tjetër dhe që do të duhet të konfirmohen nesër në laboratorin tonë të Shëndetit publik. Mëngjesin e sotëm janë testuar 7 persona, negative janë rezultatet e 3 pacientëve nga Dibra që kanë qenë në kontakt me të infektuarit si dhe të dy personave nga Shtipi, dhe një personi personi nga Klinika infektive në Shkup. Rezultatet pozitive janë të një paciente nga Klinika Infektive në Shkup, ka 54 vjet dhe ka ardhur nga Holanda, janë gjetur kontaktet me të gjithë anëtarët. Gjatë pasdites janë testuar edhe 10 persona tjerë- tha Filipçe.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments