Sipas prokurorit të rastit Gavril Bubevski, arsyeja e vrasjes së 74 vjeçarit Pançe Zhezhovskit është materiale. Kryerësve të vrasjes i është duhur një veturë për të kryer misionin e dytë, kushtëzimin e familjes Gjorçevska për para, duke jua kidnapuar vajzën.
“Pançe ka mbetur viktimë pasi kryerësit e vrasjes nuk kanë pasur veturë që të grabisin Vanjën, personin e dytë në këtë tragjedi” ka thënë prokurori Bubevski.
Kujtojmë se vetura e viktimës Zhezhovski, citroen i bardhë, është përdorur më vonë për të grabitur Vanjën, viktimën e dytë.
Informacionet nga Prokuroria Themelore e Velesit gjithashtu kanë treguar se i dyshuari kryesor Ljupço Palevski dhe Panço Zhezhovski kanë pasur një kontest financiar. Viktima dorasit i ka pasur borxh 500 euro.