Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësiE vërtetuar: Stresi ju shëndoshë!

E vërtetuar: Stresi ju shëndoshë!

Gratë që përjetojnë situata të vështira dhe stresuese kanë më shumë gjasa që të kthehen në obeze në krahasim me gratë e tjera, deklaron hulumtimi i fundit i shoqatës amerikane të zemrës per vitin 2017.
Perfaqesuesit e Qendrës për Studimin e Sëmundjeve dhe Sëmundjeve Kardiovaskulare në Universitetin e Kalifornisë qe kane bere studimin u shpreh se këto janë hulumtimet e para që vërtetojnë lidhjen midis mbipeshës dhe stresit.

Ne studim shpjegohet se stresi ndikon në sjelljen dhe në aktivitetin Neuro-hormonal, çka sjell dhe rritje të prodhimit të kortizolit që lidhet direkt me shtimin e peshës.

Studimi mori në hulumtim rreth 22 mijë gra të moshës së mesme dhe të tretë të cilat u ndan në dy grupe stresi, të humbjes së një fëmije dhe grupi i femrave qe përjetonin strese të vazhdueshme nga situata të ndryshme si humbja e punës, shqetësime në familje.

Dhe në fund të hulumtimit u vërejt se në të dyja grupet stresi rriti riskun për tu bërë obez me 36%, dhe sa më shumë të rritesh niveli i stresit aq më shumë rritej risku.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments