Tuesday, May 6, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniE vërteta rreth lajmit për dorëheqjen e kryeministrit Zaev pas dështimit për...

E vërteta rreth lajmit për dorëheqjen e kryeministrit Zaev pas dështimit për marrjen e datës


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev nuk ka dhënë dorëheqje pas dështimit për marrjen e datës për hapjen e negociatave me BE-në, pavarësisht lajmeve të rrejshme që qarkullojnë nëpër portale.

Momentalisht, kryeministri Zaev ka thirr mbledhje të jashtëzakonshme në Qeveri dhe ka mbledhur gjithë formacionin e tij qeveritarë, për të diskutuar se çfarë hapash do të ndërmarrin tani pas dështimit për marrjen e datës.

Paraprakisht ai ka deklaruar se Maqedonia e Veriut i ka kryer të gjitha obligimet dhe detyrat që BE-ja e ka kushtëzuar RMV për t’i dhënë datë për hapjen e bisedimeve.

Ai madje ka thënë se kjo të ishte një dëmotivim për shtetet tjera ballkanike, duke përmendur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se Maqedonia sakrifikoi edhe emrin e saj, me të vetmin qëllim, që të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments