Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë ku një 15 vjeçar ka vrarë prindërit dhe vëllain e tij të vogël.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elçe të Spanjës, ku adoleshenti ka vrarë dhe ka qëndruar për tre ditë me trupat e pajetë në banes. Ngjarja e rëndë është zbuluar nga të afërmit e adoleshentit pasi janë merakosur pasi nuk kishin asnjë kontakt me ta.
Kur ato kanë shkuar në banesë adoleshenti është përgjigjur me gjakftohtësi se di i kishte vrarë prindërit dhe vëllain e tij dhjetë vjeçar.
Krimi makabër kishte ndodhur pas një konflikti që ai kishte pasur me prindërit për rezultatet e ulëta në shkollë dhe vendimin për ti hequr internetin.
Ndërkohë tashmë policia ka bërë arrestimin e tij dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.