Janë lindur katërnjak në Shkup. Çifti i martuar Blagica dhe Aleksandar Zikovi nga Shtipi dje janë bërë prindër të tre djemve dhe një vajze.
Foshnjat kanë lindur në Klinikën Universitare për Gjinekologji në Shkup me ndihmën e mjekes Elena Eli Nikolovska e cila ka menaxhuar gjithë shtatzëninë.
Në një prononcim për portalin 4news.mk, nëna e re ka theksuar se mjekja e saj ka qenë shumē e kujdesshme dhe pozitive, me mbështetjen e saj kanë arritur të arrijnë në javën e 31-të të shtatzënisë.
Foshnjat kanë lindur para kohe, por janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nëna e katërnjakëve ka thënë për portalin se është e gëzuar pa masë pasi ka pasuri të vërtetë
Është interesante se kjo katërshe është e dyta pas 27 vitesh në Shtip. Katërshja e parë ka lindur në vitin 1997.(Struga Ekspres)