E rëndë/ Sulmohet me thikë 24 vjeçari në Strugë

0
1458

Më 26 tetor 2025, në orën 00:50, në Sektorin për Punë të Brendshme Strugë është ndaluar një person 17-vjeçar nga fshati Tashmarunisht i Strugës.

Ai pas një zënke të mëparshme me një 24-vjeçar nga Vevçani, e ka goditur me thikë në rrugën “15 Korpusi” në Strugë. I plagosuri është dërguar me automjet të Ndihmës së Shpejtë nga Struga në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, SPB Strugë do të paraqesë kallëzime përkatëse, informojnë nga MPB.(Struga Ekspres)