Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniE rëndë/ Shoqet e klasës e rrahin keq dhe e bëjnë për...

E rëndë/ Shoqet e klasës e rrahin keq dhe e bëjnë për në spital 15 vjeçaren, nxënësit e inçizonin

Një ngjarje traumatike dhe shqetësuese ka ndodhur dje në mes të ditës në qendër të Shkupit pranë konsullatës greke, mëson “Sloboden pecat” nga burimet e saj.

Një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare nga gjimnazi i Shkupit në Qendër është rrahur brutalisht nga dy vajza, njëra prej të cilave është shoqja e klasës dhe kryetare e klasës. Këtë ngjarje e kanë filmuar disa nxënës që ose po e shikonin ose po talleshin me këtë ngjarje të rëndë.

Vajza ka pësuar hematomë në sy, mavijosje në qafë dhe shpatullën e djathtë, hematomë në kokë, lëndime në gju dhe trauma të rënda. Pas rrahjes brutale, ajo ka arritur e vetme në gjimnazin në qendër të qytetit, por për shkak të rraskapitjes është rrëzuar para sigurimit dhe më pas janë thirrur prindërit e saj.

Rasti është raportuar në stacionin policor Beko dhe në Prokurorinë Publike. Në shkolla zhvillohen fushata kundër bullizmit, por numri i rasteve të raportuara të rrahjeve brutale, ngacmimeve, fyerjeve dhe talljeve është galopant. Dhuna nga bashkëmoshatarët lë viktimat pasoja dhe trauma afatgjata. Është edhe më shkatërruese që disa nga personat e pranishëm në këtë rrahje brutale janë duke qeshur.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments