Më 13 prill 2022, në Policinë e Strugës është raportuar përdhosje e varreve në Varrezat e qytetit në Strugë. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit, pas së cilës MPB Strugë do të bëjë kallëzim përkatës.
Jozyrtarisht, hajdutët kanë përdorur edhe detektorë metalikë në tentativë për të arritur deri te bizhuteritë, të cilat ishin varrosur me personat.(Struga Ekspres)