Alajdin Sulejmani, 30-vjeçari nga Haraçina nuk i ka mbijetuar lëndimeve të rënda që mori disa orë më parë nga plumbat në afërsi të Stacionit Policor në Bit Pazar. I riu ka ndërruar jetë në sallë të operacioneve në Klinikën shtetërore në Shkup, shkruan gazeta KOHA.
Ngjarja ka ndodhur sot, pas namazit të së premtes, kur persona të paidentifikuar tani për tani, kanë gjuajtur disa plumba me pistoletë në drejtim të 30-vjeçarit i cili kishte marrë plagë në kokë, gjoks e pjesë tjera të trupit.
Alajdini ishte dërguar me urgjencë në Klinikat e Shkupit.