Ndërrojnë jetë shtatënjakët të cilët lindën më herët gjatë këtij muaji në Irak.
Spitali në Diyala në lindje të Irakut konfirmoi se bebet që lindën më 12 shkurt, kanë vdekur.
Gruaja irakiane 25-vjeçare lindi shtatënjakë në mënyrë natyrale. Ajo lindi 6 vajza dhe 1 djalë.
Pas lindjes, spitali pati deklaruar se bebet janë të shëndetëshme dhe se kanë lindur në mënyrë natyrale.
Ky ishte rasti i parë i shtatënjakëve në Irak.