Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 434 raste të reja, jetën e kanë humbur 19 persona, ndërsa 421 e kanë fituar betejën me Covid -19. Që nga fillimi i pandemisë në vend janë regjistruar 214.213, ndërsa prej tyre janë shëruar 198.419 dhe 7.551 kanë humbur jetën. Rastet aktive me virus në vend janë 8.283.