Monday, September 1, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriE rëndë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me banesën: Humbin jetën...

E rëndë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me banesën: Humbin jetën dy të rinj në Peqin

Aksident tragjik në Peqin: Humbin jetën dy të rinj 23-vjeçarë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjeje ka ndodhur pas mesnate në hyrje të qytetit të Peqinit, ku dy të rinj 23-vjeçarë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike.

Sipas burimeve paraprake, automjeti me të cilin ata po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët e një banese buzë rrugës. Përplasja e fortë ka rezultuar fatale, duke i lënë të dy të rinjtë të vdekur në vendngjarje.

Viktimat janë drejtuesi i mjetit, Gabriel Agron Lluca, 23 vjeç, banues në Peqin, dhe pasagjeri Denis Zeqir Korbi, 23 vjeç, gjithashtu banues në Peqin.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, të cilat deri më tani mbeten të paqarta.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments