Në repartin e fëmijëve të Spitalit të Përgjithshëm në Strugë mbrëmë është sjellë pa shenja jete një djalë katër muajsh nga fshati Morovisht i Strugës.
Paraprakisht kanë thirrur ekipin e Emergjencës Mjekësore në Strugë, të cilët kanë bërë reanimacion në shtëpinë e familjes, pas së cilës foshnja është transferuar në spital, ku kanë konstatuar vdekjen. Sipas urdhrit të prokurorit publik, në trupin e foshnjës do të bëhet autopsi, e cila duhet të tregojë se si ka ardhur vdekja, njofton SPB-Ohër.
(Struga Ekspres)